Mihrije Braha feston ditëlindjen më në formë se asnjëherë
Këngëtarja e famshme Mihrije Braha sot më shumë se asnjëherë ka arsye për të qenë e lumtur, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".
Këtë vit këngëtarja ka qenë shumë aktive me projekte muzikore, dhe sukseset nuk i kanë munguar.
Të kthehemi tek kjo ditë e rëndësishme për Mikin, të cilën me një buqetë me lule e ka suprizuar bashkëshorti i saj - këngëtari Naim Abazi.
Përndryshe, këngëtarja ka festuar 52 vjetorin e lindjes, më në formë se asnjëherë.
Gëzuar Miki, paçë shëndet e gjitha të mirat në jetë.
Këngëtaraja i ka uruar të gjithë për respektin që sot kanë treguar ndaj saj, me rastin e ditëlindjes: Në pamundësi për të ju falenderu të gjithve një nga një,ju falenderoj nga zemra juve të gjithve që më bët të ndjehem mirë e e lumturë me krejt ju o njerëz të mi të mirë.....dhasht zoti vetëm të mira për ju e gjithë familjet e juaja...respekt!....M B
(Kosova Sot Online)