Pasi pranoi ndarjen, Rudina Dembacaj publikon foto me ish-bashkëshortin dhe i befason të gjithë: Aleksi çun beqar

  • 22 November 2019 - 10:26
Pasi pranoi ndarjen, Rudina Dembacaj publikon foto me ish-bashkëshortin dhe i befason të gjithë: Aleksi çun beqar

Prej kohësh, aktorja e njohur e humorit, Rudina Dembacaj ka qenë në qendër të vëmendjes të mediave për shkak të spekulimeve të shumta se ajo dhe partneri i saj ishin ndarë. Ndërsa pak ditë më parë, ajo pranoi për herë të parë publikisht  në studio telivizive se ishte në proçes divorci.

Megjithatë pavarësisht këtyre vendimeve, duket se Rudina dhe ish-partneri i saj, Aleksandër Varfaj, vazhdojnë të ruajnë një marrëdhënie mjaft të mirë. Varfaj ka publikuar herë pas here foto të ndryshme të Dembacaj së bashku me vajzën e tyre, Viktorian, ndërsa ditën e sotme ka qenë vetë Rudina e cila ka ndarë një ‘selfie’ me Aleksandrin.

“Aleksi, çun beqar”, ka shkruar ajo krah postimit më të fundit në ‘Instastory’, shoqëruar me një shkelje syri. Me siguri ky veprim i ka befasuar jo pak ndjekësit e saj, megjithatë nuk është çudi që dyshja vazhdon të ruajë këtë lloj marrëdhënie edhe për shkak të natyrës së Rudinës dhe vajzës që ata kanë së bashku.

(Kosova Sot Online)