Lindita Halimi largohet nga 'Kënga Magjike' 2019 - kjo është arsyeja

  • 25 November 2019 - 17:34
Lindita Halimi largohet nga 'Kënga Magjike' 2019 - kjo është arsyeja

Këngëtarja Lindita Halimi, ka prezantuar këngën e saj ‘Want my love’  para disa ditësh në festivalin "Kënga Magjike", shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

Por ende pa ardhur koha e votimeve për të kaluar në natën finale, Linda ka hequr dorë nga festivali për këtë vit.

E arsyeja kryesore, sipas saj është vajza e saj e vogël Kaimana.

Më parë mediat publikuan lajmin se edhe këngëtari Korab Shaqiri ishte larguar nga ky festival.


(Kosova Sot Online)