Mihrije Braha niset drejt Shqipërisë për t'i ndihmuar të prekurit nga tërmeti

  • 30 November 2019 - 19:05
Mihrije Braha niset drejt Shqipërisë për t'i ndihmuar të prekurit nga tërmeti

Shumë artistë kosovarë i janë bashkuar thirrjes për t'ju dalur në ndihmë vllëzërve dhe motrave shqiptare të prekur nga tërmeti i fundit në Shqipëri, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

Pikërisht sot, edhe këngëtarja e njohur Mihrije Braha së bashku me familjarët e saj, kanë marrë rrugën drejt Shqipërisë, për t'i ndihmuar bashkombasit tanë të cilët sot më shumë se asnjëherë kanë nevojë për ndihmën tonë.

Kosovarët e kanë dëshmuar dhe po e vërtetojnë se janë shumë solidarë dhe humanistë.

Jemi gjithmonë më të fuqishem nese jemi bashkë ! Rruges per të ndihmuar në Shqiperi! -ka shkruar Mihrija në udhëtim e sipër...

 

 

(Kosova Sot Online)