Mimoza Mustafa sot ka festë - kështu e uron bashkëshorti

  • 08 December 2019 - 16:00
Mimoza Mustafa sot ka festë - kështu e uron bashkëshorti

Këngëtarja Mimoza Mustafa përveç muzikës që kultivon, ndër vite është shquar edhe për elegancën e saj, të cilës në çdo paraqitje i kushton rëndësi, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

Sot më shumë se asnjëherë Mimoza ka arsye për të qenë e lumtur.

Pikërisht sot këngëtarja feston ditëlindjen dhe mbush plot 45 pranvera.

Image

Në këtë ditë të veçantë për të, s'kishte si të mungonte dhe urimi i bashkëshortit të saj, producentit Shkumbin Kryeziu, i cili përmes një fotografie e ka uruar bashkëshorten e tij me këto fjalë: Gëzuar e dashur ditëlindjen,bashkëudhëtarja e jetës i paq ditët e vitet e bardha së bashku me dy dritat e jetës sonë Rozafën e Bojkenin, ka shkruar Shkumbini.

Image

(Kosova Sot Online)