Me doren te gjoksi, këngëtarja e famshme super e “nxehtë” vetëm me të brendshme

  • 03 January 2020 - 19:17
Me doren te gjoksi, këngëtarja e famshme super e “nxehtë” vetëm me të brendshme

Rihanna e nisi vitin e ri me një fotosesion seksi për të prezantuar linjën e saj të të brendshmeve Savage X Fenty.

Këngëtarja e famshme, Rihanna, e ka nisur vitin e ri me një set fotografik shumë seksi. Për të prezantuar linjën e saj të të brendshmeve, “Savage X Fenty”, Riri ka publikuar në profilin e saj në “Instagram” disa foto provokuese.

E veshur me stytjena të kuqe, në njërën prej fotografive, këngëtarja mban gjoksin me dorën e stolisur me bizhuteri. Në  një foto tjetër, 31-vjeçarja pozon në një kolltuk rozë e veshur me të brendshme, geta dhe taka të kuqe.

Këngëtarja, tani një bizneswoman, vuri në pah koleksionin e saj të të brendshme për Ditën e Shën Valentinit.

Ndërkohë kujtojmë se Rihanna na prezantoi me markën e të brendshmeve “’Savage X Fenty” në vitin 2018, një vit pasi nxori kompaninë e saj të kozmetikës, Fenty Beauty.

(Kosova Sot Online)