“Nuk je e ndershme prandaj të la Mozzik”, Loredana i kthehet ashpër ndjekësit: Unë të blej…
Edhe pse Loredana Zefi foli shumë mirë për Mozzik gjatë intervistës në emisionin NIN, reperi reagoi shumë ashpër ndaj saj.
Teksa reperja u shpreh se nuk kanë patur arsye për t’u ndarë, por kanë qenë të dy shumë të stresuar, Mozzik dha një tjetër version. Ai u shpreh se Loredana gënjen dhe se po përdor vajzën e tyre për t’u viktimizuar.
E si pasojë duket qartë se tashmë marrëdhënia mes tyre nuk është aspak e mirë, edhe pse bashkë kanë një vajzë 1-vjeçare, Hana.
Teksa të dy në profilet e tyre në “Instagram” zbulojnë për projektet e reja në muzikë, Loredana ka postuar një video ku tregon se do të bashkëpunojë me Juju. Fansat shprehen se me zor po presin këngën e saj të re, por dikush nuk ka ndenjur pa i kujtuar Mozzikun.
“Je e pasur por s’ke nder dhe besnikëri. Ndryshe Mozzik nuk do të linte. Janë ca gjëra që ti nuk mund t’i blesh me para”, i shkruan ndjekësi. Ndërsa Loredana i përgjigjet: “Unë të blej dhe ty”. Komenti i reperes ka shkaktuar shumë replika mes ndjekësve të tjerë.
(Kosova Sot Online)