Ky gjest i Loredanës në klipin e ri do ju surprizojë të gjithëve

  • 18 January 2020 - 13:19
Ky gjest i Loredanës në klipin e ri do ju surprizojë të gjithëve

Reperja e njohur dhe njëherazi ish-bashkëshortja e Mozzik, Loredana ka qenë kryefjala e mediave rozë ditët e fundit. Pas komenteve të shumta lidhur me raportin e saj me Mozzik, artistja ka publikuar bashkëpunimin e fundit muzikor me reperen e njohur gjermane Juju.

Ajo çfarë ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve ka qenë shenja e shqiponjës që Loredana ka bërë gjatë xhirimeve të këngës të titulluar ‘Kein Wort’. Ndonëse reperja ka hasur një sukses të madh jashtë vendit të saj, duket se nuk heziton në asnjë moment të tregojë plot krenari origjinën e saj.

(Kosova Sot Online)