Në udhëtim me Markun, Rudina nuk e fsheh dashurinë për partnerin e saj

  • 21 February 2020 - 10:50
Në udhëtim me Markun, Rudina nuk e fsheh dashurinë për partnerin e saj

Rudina Dembacaj dhe Mark Frroku po shijojnë historinë e tyre të dashurisë. Ditën e djeshme Rudina nëpërmjet një fotoje në Instastory tregoi se ishte nisur me partnerin e saj në një udhëtim, destinacionin e të cilit nuk e ka bërë të ditur. Të shumta kanë qenë postimet që Rudina ka publikuar, por ajo që tërhoqi më shumë vëmendjen padyshim që ishte fotoja e saj romantike me Markun.

Në pasqyrën e lagur nga shiu, Rudina shkrepi një foto ku i dhuronte një puthje partnerit dhe nuk nguroi ta ndante foton dhe me ndjekësit e saj

Rudina dhe ish-deputeti e bënë lidhjen publike në janar të këtij viti dhe që prej atij momenti janë të pandarë nga njëri-tjetrin.

(Kosova Sot Online)