'Tash është trimni t'qëndroni n'shpi'...Kurti shpërndan videon e reperit të njohur

  • 15 March 2020 - 19:03
'Tash është trimni t'qëndroni n'shpi'...Kurti shpërndan videon e reperit të njohur

Kreu i Qeverisë, Albin Kurti përmes një postimi në Instagramin e tij ka publikuar një video të këngëtarit të njohur Trim Ademi apo Capital T.

Në këtë video sensibilizuese për mbrojtje nga koronavirusi, Capital bën thirrje që të qëndrohet në shtëpi dhe të mbajnë higjenën përsonale sa më shumë.

Kurti në mbishkrimin e kësaj videoje ka thënë se tashmë është trimëri që të qëndroni në shtëpi.

“Shumë herë ju kam thirrë t'dilni n'protesta. Tash është trimni t'qëndroni n'shpi. T'falemnderit Trim Ademi”, shkruan ai.

(Kosova Sot Online)