Mbretëresha e muzikës popullore Shkurte Fejza - 46 vite në skenë

  • 17 March 2020 - 20:00
Mbretëresha e muzikës popullore Shkurte Fejza - 46 vite në skenë

Ishte viti 1974 kur për herë të parë në emisionin "Bujku" të Radio televizionit të Prishtinës u paraqit një talente e rrallë e fshatit Mushtisht, emri i së cilës ishte Shkurte Fejza, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

Ndër vite ajo ka punuar shumë që karriera e saj të jetë ajo që është sot, me opus të pasur muzikor, me shumë çmime prestigjioze dhe shumë e dashur dhe e respektuar nga publiku.

Image

Këto fjalë i dëshmojnë këngët e saj ndër vite: "Mora fjalë", "Mos ja the krahun shqiponjës", "E kam emrin kosovar", e shumë të tjera që publiku e emërtoi edhe Mbretëreshë të muzikës popullore, derisa sot ajo feston 46 vjetorin e karrierës.

Image

"Paraqitja ime e parë në emisionin e atëhershëm BUJKU në Televizionin e Prishtinës viti 1974.
46 vite me Ju të dashur miq e dashamirë të këngës sime"
, ka shkruar këngëtarja.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Viti 1974

A post shared by Shkurte Fejza (@shkurte.fejza) on

(Kosova Sot Online)