Surpriza po vjen nga Tayna...

  • 13 April 2020 - 15:44
Surpriza po vjen nga Tayna...

Nuk e prisnim por erdhi një lajm i mirë për fansat e Taynës.

Duke pasur parasysh se të gjithë janë izoluar dhe e kanë ndalur punën në gjysmë, edhe reperja Tayna njësoj ka vepruar.

Mirëpo ndryshe nga kolegët e saj, rep-artistja duket se ka menduar herët për fansat e saj.

Ata siç po shihet nuk duhet të presin përfundimin e koronavirusit për ta parë një klip tjetër të Taynës.

Bazuar në postimin e fundit të menaxherit të saj, kuptohet se Tayna i paska bërë xhirimet e klipit të ri derisa po e shijonte suksesin e atij paraprak.

Rinori i ka pyetur fansat e Taynës nëse e duan këngën e re sot apo nesër, një detaj ky shumë i rëndësishëm për ta.

Image

(Kosova Sot Online)