Ups! Dikush vodhi llogarinë e Feros në Instagram dhe reperit s’kanë për t’i pëlqyer aspak fjalët që shkruhen për të!

  • 02 May 2020 - 10:00
Ups! Dikush vodhi llogarinë e Feros në Instagram dhe reperit s’kanë për t’i pëlqyer aspak fjalët që shkruhen për të!

Nuk e dimë ç’ndodhi, por papritur dikush i vodhi reperit Fero llogarinë e tij të Instagramit dhe tani po bën veprime që reperit s’kanë për t’i pëlqyer aspak.

Jo vetëm që i mori adresën, por personi në fjalë ka publikuar një foto të Feros në videocall, ndërsa krahas saj shkruan:

“Hakeri ktu : a me ja kthy Feros Instagramin a me ja zhduk kejt ?”, ndërsa kjo foto ka ngjallur reagime të shumta tek ndjekësit, të cilët i kërkojnë hacker-it t’i kthejë reperit Instagramin.

Jo vetëm kaq, por personi që ka marrë adresën ka ndryshuar emrin e reperit në bio, ku deri tani kishte të shkruar Fero Un jom Baba.

Tashmë, togfjalëshi krahas emrit të tij ka ndryshuar në Fero Un jam Looopaaa.

Gjithashtu, në InstaStory është publikuar një foto ku shkruhet:

“Kush po e don passwordin e këtij Instagram-i?”

Ende nuk kemi asnjë reagim të reperit pas postimeve dhe nuk e dimë nëse do ta rimarrë sërish adresën e tij.

Madje, as partnerja e tij Arbenita nuk ka reaguar për ndjekësit pas këtyre postimeve.

Mbetet të presim për një sqarim!

(Kosova Sot Online)