Penelope Cruz s’mendon se është e bukur

  • 04 May 2020 - 21:11
 Penelope Cruz s’mendon se është e bukur

Penelope Cruz thotë se ndihet “jo rehat” kur njerëzit e quajnë atë të bukur…mirëpo pranon se ajo kurrë “nuk ka besuar” se është e bukur.

Penelope Cruz ka pranuar se ajo “nuk ndihet mirë” kur dikush e quan të bukur.

Aktorja e “Vicky Cristina Barcelona” – e cila ka dy fëmijë, Lunan dhe Leon me burrin Javier Bardem – nuk ka dëshirë që të jetë shpesh në qendër të vëmendjes kur është në pyetje dukja e saj.

E pyetur se si ndihet kur përshkruhet si një femër e bukur, ajo iu përgjigj revistës Red: Aspak rehat. Nuk e shikoj vetën në suaza të tilla.

Mirëpo ylli që ka 46 vjet ka thënë se tani ka më shumë besim në vete sesa kur ishte e re.

“Kur isha e re nuk i besoja shumë bukurisë sime por nuk jam rritur në një ambient ku i kushtohet vëmendje kësaj gjejë”, tha ajo.

“Nuk do ta ndryshoja mënyrën si ndihem tani me atë si jam ndier kur i kisha 20 vjet. Ka disa pasiguri për disa gjëra që më vonë ju i kuptoni se nuk janë aq të rëndësishme”.

(Kosova sot Online)