Megan Fox sërish drejt ndarjes nga bashkëshorti, aktorja heq unazën e martesës

  • 15 May 2020 - 15:36
Megan Fox sërish drejt ndarjes nga bashkëshorti, aktorja heq unazën e martesës

Megan Fox raportohet se është drejt ndarjes nga bashkëshorti i saj. Aktorja e famshme u fotografua në Erewhon Market në Calabasas pasditen e së enjtes dhe u vu re që nuk kishte unazën e martesës në dorë.

Ndërkohë në media qarkullojnë spekulime se martesa e Megan dhe Brian Austin Green është në telashe.

Sipas burimeve për E! Neës ata nuk po planifikojnë të paraqesin dokumentat për divorc tani por jetojnë të ndarë.

Gjithashtu gjatë daljeve të fundit Brian nuk mbante unazën e martesës.

Dy yjet e lidhën së bashku në vitin 2004 dhe i dhanë fund fejesës në vitin 2009 për tu rikthyer sërish së bashku një vit më vonë ku edhe u  martuan.

Ata u bënë prindër të dy djemve, para se Megan të paraqiste këkeseën për divorc në vitin 2015. Por u rikthyen sërish së bashku dhe u bënë prindër të një djali të tretë.

Në prill të vitit 2019, aktorja më në fund bëri kërkesën për anulimin e procedurave të divorcit që kishin nisur 4 vite më parë.

Dhjetorin e kaluar, Megan dhe Brian dolën për herë të parë së bashku në tapetin e kuq pas pesë vitesh.

Image

(Kosova Sot Online)