“Më dërgoi video erotike në orën 2 të natës”- Reperi shqiptar zbulon mesazhin e këngëtares gjatë periudhës së karantinës: U shtanga kur pashë …

  • 28 maj 2020 - 14:47
“Më dërgoi video erotike në orën 2 të natës”- Reperi shqiptar zbulon mesazhin e këngëtares gjatë periudhës së karantinës: U shtanga kur pashë …

Reperi i njohur Blazer ka treguar sesi një këngëtare i dërgoi video erotike gabimisht në telefon në orën 2 të natës.

Ish-anëtari i grupit OTR, tha se ngjarja ndodhi në periudhën e karantinës.

Pa i zbuluar identitetin koleges së tij, Blazer tha se u shtang kur pa videon dhe e pyeti këngëtaren nëse ishte për të. Por në vend të përgjigjjes, ajo i bëri bllok.

“Është një histori, ka ndodhur gjatë kohës së karantinës. Ka qenë ora diku 2 e natës dhe isha në telefon. Kur më vjen një mesazh, pak rëndësi ka emri, nuk do ta them. E hap mesazhin dhe ishte një video erotike, jo foto erotike. U shtanga dhe thashë: ‘Nuk është e mundur’.  Dhe e pyeta: ‘Je e sigurt që këtë video e kishe për mua’? Mora një bllok dhe përpara bllokut një fshirje të videos. Ishte e qartë që video nuk ishte për mua,”- tha reperi i ftuar në emisionin “Glamour Zone”.

Ndërsa tregoi edhe momentin kur la 500 euro bakshish në një klub në Britani së bashku me mikun e tij, Skerdin: “Ishin me xhirime në Bullgari dhe ishin figurante vajzat e Palyboy. Mbasi mbaruam xhirimet shkuam në klub ku konsumuam alkool pa fund. Lamë 500 euro bakshish. Ishte nga alkooli. Kur u çuam ditën tjetër nuk e dinim ku ishim.”

Image

(Kosova Sot Online)