Bella Hadid dhe këngëtari The Weeknd sërish bashkë

  • 04 June 2020 - 07:34
Bella Hadid dhe këngëtari The Weeknd  sërish bashkë

Shumë muaj më parë, modelja e njohur Bella Hadid dhe këngëtari The Weeknd i dhanë fund lidhjes së tyre. Por duket se gati 10 muaj pas ndarjes, çifti kanë filluar të komunikojnë sërish me njëri-tjetrin.

Sipas  një burimi për “Us Weekly“, Bella dhe The Weeknd e kuptuan që nuk mund të qëndronin dot më larg njëri-tjetrit.

Kujtojmë se romanca e tyre ka nisur në vitin 2016, por ka patur shumë ulje dhe ngritje. Madje për disa kohë reperi u lidh me këngëtaren e njohur Selena Gomez.

Image


(Kosova Sot Online)