“Shikoni prindërit e mi”, Tayna i surprizon të gjithë me foton e fundit në ‘Instagram’

  • 07 June 2020 - 11:52
“Shikoni prindërit e mi”, Tayna i surprizon të gjithë me foton e fundit në ‘Instagram’

Reperja e njohur kosovare, Tayna ka ndarë herë pas here foto të ndryshme të mamasë apo babait të saj duke treguar se gëzon një raport shumë të ngushtë me ta.

Së fundmi Tayna ka publikuar një tjetër foto të dy prindërve të cilët duken shumë në formë.

“Shikoni prindërit e mi”, ka shkruar Tayna krah postimit në ‘Instastory’ ku prindërit e reperes janë veshur të dy njësoj në ngjyrë të bardhë.

Kujtojmë se reperja ka treguar se udhëton shpesh me prindërit e saj dhe se shumicën e kohës e ka kaluar pranë tyre.

(Kosova Sot Online)