“Ma bëjnë kastile”- Stresi sërish në telashe me policinë, ja çfarë i ndodhi këtë herë

  • 17 June 2020 - 10:38
“Ma bëjnë kastile”- Stresi sërish në telashe me policinë, ja çfarë i ndodhi këtë herë

Stresi është përballur sërish me telashe me policinë.

Reperit të njohur iu është hequr patenta për shkak të tejkalimit të shpejtësisë.

Në një video live në Instagram, ai tha se uniformat blu e ndaluan kastile për shkak të problemeve të tij të tjera.

“Ma bëjnë kastile se dihen problemet e mia, por edhe te tjerët po ecnin shpejt,”- tha Stresi.

Megjithatë tashmë ai e ka fshirë videon nga rrjeti i tij social dhe nuk dihet arsyeja.

Reperi njihet për problemet e tij me ligjin dhe kjo nuk është hera e parë që ai shoqërohet në polici.

Pak ditë më parë, ai u denoncua nga reperi Matolale për dhunë dhe u shoqërua në komisariat.

Sipas akuzave Stresi e kishte dhunuar reperin, së bashku me një shokun e tij.

Por Arkimed Lusha tha se këto janë denoncime fantazmë, ndërsa shpërtheu në fyerje ndaj Matolales duke thënë se nuk e njeh fare.
Stresi tregoi se pasi u mor në pyetje është lënë i lirë së bashku me anëtarët e tjerë të grupit të tij.

“Sa dola nga komisariati. Po presim çunat e tjerë. Na erdhën na morën dhe na verifikuan siç i ka shteti rregullat. Paskan bërë denoncime për ne, me bë denoncim fantazëm nuk kam parë. Nuk e ka fajin as komisariati por e kanë fajin njerëzit. Nuk ka faj shteti.

Është rrahur një m*rq*r, një reper Matolale para dy netësh, e kanë rrah me një shokun e vet dhe tani vijnë tek shtëpia dhe më kapin mua. I rreh mileti dhe më kapin mua. Imagjinoni çfarë ndodh. I paskan rrahur para dy netësh. Nuk i njoh fare, 12 vjet nuk i kam dëgjuar. I kanë rrahur dhe I kanë bërë m*t dhe vinë tek lagjia e Arkimedit. Se rrihen varik**t rrugëve duhet të vijnë tek shtëpia ime të më çojnë në komisariat, të më denoncojnë kot dhe të më nxjerrin.

Jo nuk ke qenë ti por “bad boys”, “bad boys” janë e gjithë Shqipëria. Nuk jemi vetëm ne. Më denoncojnë mua kot. Q*a motrën me çfarë kategorie më kanë ngatërruar mua, duhet të lë muzikën. Turp i Zotit. Rrihen kot rrugëve dhe thonë banda e Stresit, ne jemi bandë shokësh, jo bandë e rrezikshme.
Shumë mirë komisariti nr.4 na mori për sqarim, erdhëm. I kanë rrahur thonë, njëri qenka në spital, tjetrin nuk e kanë rrahur siç duhet. Nuk marr përgjegjësi për gjithë Shqipërinë. Është në shprehje: “Ai që të rreh, të don”,”– u shpreh Stresi në një video të publikuar.

(Kosova Sot Online)