Si mund të kalonte vera pa një ndryshim look-u nga Era Istrefi?

  • G.G /
  • 24 June 2020 - 09:49
Si mund të kalonte vera pa një ndryshim look-u nga Era Istrefi?

Të gjithë e dimë se këngëtarja Era Istrefi vdes të luajë me look-un e saj!

Thuajse çdo stinë, atë e kemi me një ngjyrë e model të ri flokësh dhe duhet ta pranojmë, i shkon shumë çdo pamje.

Madje, këngëtarja s’mund ta linte verën të kalonte pa ndryshuar sërish look!

Në InstaStory, Era ka ndarë me ndjekësit foto e video me ngjyrën dhe modelin e ri të flokëve, pasi hoqi dorë nga të qenurit kokëkuqe për disa muaj.

Tashmë, këngëtarja është kthyer në një bjonde super seksi, me një gjatësi flokësh deri tek supet.

Duket se Erës po i pëlqen shumë pamja e re, të cilën presim ta shohim sa muaj do t’i zgjasë!

(Kosova Sot Online)