Gazeta angleze rendit Dukagjin Lipën ndër baballarët më joshës të VIP-ave

  • E.K /
  • 25 June 2020 - 21:13
 Gazeta angleze rendit Dukagjin Lipën ndër baballarët më joshës të VIP-ave

Babai i Duas, Dukagjin Lipa së fundmi ka marrë vëmendjen e prestigjiozes britanike “The Sun”.

Në një artikull kushtuar baballarëve më tërheqës të personazheve të famshëm, The Sun ka renditur mes tyre dhe babain e këngëtares me origjinë shqiptare.

“Kur bëhet fjalë për babanë e një personi të famshëm që fansat çmenden pas tij, askush nuk e ka imagjinuar atë si babain e Dua Lipës, Dukagjini, 51 vjeç, i cili vodhi për herë të parë vëmendjen në shfaqjen e BRIT Aëards. Në fakt, pamja e tij fillimisht u vu re nga prezantuesi i Brits, Jack Whitehall, i cili me mirësi e theksoi për pjesën tjetër të botës”, thuhet në artikull.

Babai i Dua Lipa më herët është bërë sensacion në internet gjithashtu.

Tabloidi britanik e cilëson babanë e Duas si një mashkull me tipare tërheqëse, për të cilin fansat shkruanin në rrjete sociale. Më tej, shton se 51-vjeçari rezulton të jetë një yll rocku shqiptar, pasi ka qenë pjesë e grupit të quajtur Oda, ndërsa tashmë drejton festivalin muzikor Sunny Hill.

(Kosova Sot Online)