“U tremba pak nga Covidi”- Si është jeta e Iva Alikos jashtë rrjeteve sociale: Jam lodhur nga ngacmimet e shumta. Me s*ksin…

  • G.G /
  • 27 June 2020 - 14:38
“U tremba pak nga Covidi”- Si është jeta e Iva Alikos jashtë rrjeteve sociale: Jam lodhur nga ngacmimet e shumta. Me s*ksin…

Iva Aliko është një nga femrat më seksi në rrjetet sociale në vendin tonë. Herë pas herë ajo publikon foto të nxehta ku nuk le vend për imagjinatën. 

Por a është jeta e saj e bukur si në rrjetet sociale? Iva është shprehur se bën jetën që i pëlqen dhe plotëson kërkesat që do.

Në një intervistë për Panorama Plus, ajo tha se ka mundimet e sakrifiacat e saj pasi asgjë nuk serviret lehtë sipas saj.

Gjithashtu ajo rrëfeu marrëdhëniet me meshkujt, duke thënë se po mban distancë nga ata.

A bën një jetë të bukur, apo ke dhe ti mundimet e tua në jetën jashtë rrjeteve sociale?

Iva Aliko: Bëj jetën që më pëlqen, plotësoj kërkesat që dua, kam pranë njerëzit që dua dhe për mua kjo mjafton. Normalisht që kam dhe unë mundimet e sakrificat e mia, pasi asgjë në jetë nuk të serviret aq thjesht dhe këtu është e bukura e jetës.

Po marrëdhënia jote me meshkujt cila është, si sillen ata me femrat e bukura si ty?

Iva Aliko: Tërheqja fizike është një nga armët që më bën më atraktive në sytë e meshkujve dhe në shumicën e rasteve bezdisem nga kjo gjë, pasi jam lodhur nga ngacmimet e shumta. Kam dashur një periudhë qetësie dhe ia kam arritur duke mbajtur pak distancë me seksin mashkull.

Meqë na kujtove distancën, të tremb Covid-19 dhe ta ka ndryshuar stilin e jetesës?

Iva Aliko: Në fillim jam trembur pak nga Covid-19, por tani nuk më bën fare përshtypje, pasi realisht nuk e besoj. Dhe në stilin tim të jetesës nuk ka ndikuar fare.

Ke arritur të fitosh nëpërmjet ‘Instagram’-it, apo ke aq para sa s’do shiteshe për gjëra të vogla?

Iva Aliko: Kam arritur të fitoj, por janë fitime që nuk i konsideroj dhe nuk e kam si qëllim fitimin nëpërmjet ‘Insagram’- it.

(Kosova Sot Online)