Tolgahan shpenzon shumën e majme dhe i bën Almedës një super dhuratë

  • 01 July 2020 - 13:21
Tolgahan shpenzon shumën e majme dhe i bën Almedës një super dhuratë

Aktori turk Tolgahan Sayisman është shumë i njohur në vendin tonë jo vetëm për rolet e tij në seriale, por edhe martesën me bukuroshe turke. Almeda Abazi.

Çifti janë shumë të lumtur në martesën e tyre dhe janë prindër të një djali me emrin Efehan. Së fundmi Tolga ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave turke për blerjen e tij më të re. Sipas portaleve turke, aktori ka shpenzuar 3 milion lira turke për dy makina.

Tolga ka blerë modelin e fundit të një makine xhip, që kushton 1 milion e 700 mijë lira turke dhe i ka bërë dhuratë të njëjtin model makine edhe Almedës. Makina e re e Almedës kushton 1 milion e 300 mijë lira turke dhe në targa mban inicialet e emrave të tyre ETA (Efehan, Tolgahan, Almeda). Almeda dhe Tolgahan u martuan në vitin 2017 dhe u bënë prindër vitin e kaluar. Pas martesës, Tolgahan bleu një vilë me pishinë në Bejkoz për 8 milion lira turke.

(Kosova Sot Online)