Shumë shpejt mund ta shohim si aktor, cili është projekti i radhës së Ermal Fejzullahut?

  • G.G /
  • 03 July 2020 - 10:04
Shumë shpejt mund ta shohim si aktor, cili është projekti i radhës së Ermal Fejzullahut?

I ftuar në emisionin e Fatmir Spahiut, aktori kosovar Osman Azemi ka folur për një projekt të ri të grupit Stupcat.

Ai zbuloi se skuadra me të cilën po punon, po mendon të bashkëpunojë me këngëtarin e njohur Ermal Fejzullahu.

Ata kanë në plan të realizojnë një film e në të do të jetë edhe një rol për Ermal Fejzullahun.

Këngëtari duket se ka goxha shumë talent për aktrim dhe shumë shpejt mund ta shohim në një pozicion që nuk e kemi parë kurrë më parë. Ai është një nga këngëtarët më të dashur dhe më të talentuar dhe me siguri edhe si aktor do të pëlqehet po njësoj.

(Kosova Sot Online)