Flori Mumajesi paralajmëroi surprizën e verës

  • 08 July 2020 - 10:44
Flori Mumajesi paralajmëroi surprizën e verës

Teksa jemi në pritje të një super bashkëpunimi mes Flori Mumajesit, Brunos dhe Klajdi Harunit, një tjetër surprizë duket se është parashikuar për ne.

Ka qenë Flori ai i cili ka publikuar një foto ku shfaqet në studio muzikore duke përgatitur ndonjë projekt të ri.

Kantautori ka publikuar në Instastory foton e tij të realizuar në orët e vona, ndërsa postimin e shoqëron me një pikëpyetje.

Nuk e dimë nëse bëhet fjalë për një këngë solo, apo për bashkëpunimin e përfolur mes dy djemve të Three Doots.

Pak kohë më parë u mësua se në fakt treshja e ka finalizuar projektin më të ri. Kënga do të shoqërohet me videoklip, i cili është xhiruar në peizazhet e bukura të bregdetit shqiptar.

Fansat publikuan disa foto nga xhirimet të grupit, ndërsa shkruajnë: “Së shpejjti!

Me sa duket, Three Dots kanë vendosur ta bëjnë akoma më të nxehtë verën e 2020-s dhe ne mezi po presim!

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Soon ë

A post shared by Flori Mumajesi ë (@florimumajesii.fp) on

(Kosova Sot Online)