Kida dhe Mozzik nuk kanë të ndalur

  • G.G /
  • 14 July 2020 - 09:57
Kida dhe Mozzik nuk kanë të ndalur

Kida dhe Mozzik aktualisht po shijojnë suksesin e këngës “Panorama/Pishmon”, me të cilën po thyejnë rekord klikimesh.

Por, dy artistët nuk janë ndalur me kaq, ata do të sjellin edhe një tjetër këngë, e cila titullohet “Kerkun”.

Kida bëri të ditur se kjo këngë publikohet më 31 korrik dhe është pjesë e albumit të ri të Mozzikut, “Mozzart”.

Kujtojmë se projekti i fundit muzikor nga Kida dhe Mozzik ka marrë 12 milionë klikime në kanalin YouTube. 

(Kosova Sot Online)