Nuk ndalet Mozzik, publikon këngën e re ‘Baby’

  • G.G /
  • 17 July 2020 - 12:23
Nuk ndalet Mozzik, publikon këngën e re ‘Baby’

Reperi i njohur Mozzik është duke shijuar aktualisht suksesin e dy projekteve të tij muzikore të cilat i lansoi së fundit, “Madonna” dhe “PP” me Kidën.

Pavarësisht se ka pak kohë që ka lansuar këto projekte, Mozzik duket se nuk po ndalet dhe kësaj radhe ka sjell një tjetër këngë të re.

“Baby” mban titullin kënga e tij e re, e cila është e zhanrit hip-hop dhe RnB, gjersa vjen për fansat në gjuhën gjermane.

Kënga është punuar nga producenti Rrzon, ndërsa për vargjet e tekstit është kujdesur vet Mozzik.

Klipi i këngës është mjaft i veçantë dhe është realizuar nga produksioni Sekuencë Studio.

(Kosova Sot Online)