Të gjithë me bashkëpunime, Tayna ecën vetëm! Paralajmërimi i menaxherit të reperes s’duhet humbur!

  • G.G /
  • 17 August 2020 - 09:29
Të gjithë me bashkëpunime, Tayna ecën vetëm! Paralajmërimi i menaxherit të reperes s’duhet humbur!

Kur thuajse të gjithë arttistët shqiptarë kanë ardhur me bashkëpunime këtë verë, Tayna po kërkon suksesin e vetme.

Shumë shpejt ajo do sjellë këngën e re, pasi është duke punuar në finalizimin e projektit të ri muzikor. Lajmin e ka bërë të ditur menaxheri i saj, i cili thotë se kënga e re do të jetë bomba e radhës e reperes.

Në një postim të ndarë para pak orëve në Instagram, Rinor Hykolli shkroi se “Kur krejt janë bërë bashkë, Tayna ecën vetëm me mega hite, shumë shpejt projekti i ri”.

Ai ka bërë tag Cricket, producenti i njohur i cili ka kohë që punon me këngët e reperes.

(Kosova Sot Online)