Lexoni edhe:
Çfarë po paralajmëron Albina: Si liria si Kosova hajde vëlla në dasmat tona
Këngëtarja Taylor Swift ka akuzuar presidentin e SHBA-së, Donald Trump, së po përpiqet të ngatërrojë zgjedhjet duke dëmtuar votimin me anë të postës në zgjedhjet e nëntorit.
Ky reagim i Taylor Swiftit erdh pas lajmeve se presidenti Trump nuk u pajtua me demokratët për paketën për rimëkëmbje nga kriza e koronavirusit dhe ndali ndihmat për Shërbimin Postar të SHBA-së me qëllim të pengimit të votimit me anë të postës, shkruan NME.
Çfarë po paralajmëron Albina: Si liria si Kosova hajde vëlla në dasmat tonaLexoni edhe:
“Shkatërrimi i kalkuluar i shërbimit postar që po bën Trumpi e dëshmon vetëm një gjë. Ai është shumë i vetëdijshëm që nuk e duam për president”, shkroi ajo në Twitter. “Ai ka zgjedhur që të rrezikojë me miliona jetë të amerikanëve vetëm që të mbajë pushtetin”.
Taylor Swift gjithashtu tha se udhëheqja e keqe e Trumpit e ka përkeqësuar krizën dhe se tani ai po e shfrytëzon situatën për të shkatërruar të drejtën për të votuar në mënyrë të sigurt.
“Kërkoni zgjedhje, votoni herët”, ka thënë ajo.
(Kosova Sot Online)