Jonida Maliqi braktis formatin ku prezantuese është Arbana

  • A.P /
  • 14 April 2026 - 11:50
Jonida Maliqi braktis formatin ku prezantuese është Arbana

Një zhvillim i papritur dhe që ka trazuar jo pak atmosferën në “Ferma VIP” ka ndodhur gjatë orëve të vona të natës, duke lënë publikun dhe banorët e tjerë të habitur, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Këngëtarja e njohur dhe një nga figurat më të komentuara të këtij edicioni, Jonida Maliqi, ka vendosur të ndërpresë menjëherë rrugëtimin e saj në këtë format, duke u larguar në mënyrë të papritur dhe pa një paralajmërim paraprak.

 

Sipas burimeve nga brenda fermës, ngjarja ka ndodhur menjëherë pas përfundimit të spektaklit “Prime”. Në një moment që nuk është transmetuar drejtpërdrejt për publikun, Jonida është parë duke mbledhur sendet e saj personale, duke marrë valixhet dhe duke u larguar në heshtje nga ambientet e fermës, nën errësirën e natës.

Ndërkohë, reagimet nga fermerët e tjerë nuk kanë munguar. Disa prej tyre kanë komentuar me tone ironike largimin e saj, duke lënë të kuptohet se pas këtij vendimi mund të fshihet një situatë konkrete brenda fermës. Mes aludimeve më të përfolura është përmendur edhe e ashtuquajtura “sfida e bajgave”, e cila mund të ketë ndikuar në vendimin ekstrem të saj.

Image

(Kosova Sot Online)