Miley flet për herë të parë për ndarjen nga Liam

  • E.K /
  • 18 August 2020 - 08:31
Miley flet për herë të parë për ndarjen nga Liam

Duke qenë se menjëherë pasi i dha fund me Liam, Miley Cyrus u fotografua duke u puthur me Kaitlyn Carter dhe më pas në një kohë shumë të shkurtër filloi lidhjen me Cody Simpson, mund të keni menduar se për të ndarja ka qenë e lehtë. Mirëpo nuk ka qenë aspak kështu.

Në podcastin Barstool Sports’ Call Her Daddy, ajo ka folur për herë të parë për ndarjen nga Liam, duke u shprehur se për të ka qenë si vdekje.

“Pata një ndarje që u bë shumë publike, një ndarje shumë e madhe që përfshiu lidhjen time 10-vjeçare. U përpoqa të mos i lejoja emocionet të më mbysnin... është si vdekje kur humb një njeri të dashur. Është aq e thellë... Ndihet si vdekje”, -rrëfeu ajo, duke shtuar:

“Sinqerisht vdekja ndonjëherë është më e lehtë, sepse kur ndahesh, ai njeri vazhdon të jetë në tokë.”

Miley dhe Liam patën një lidhje 10-vjeçare me ndarje e ribashkime publike, ndërsa vendosën të martoheshin në një ceremoni private në dhjetor të 2018-ës. Çifti i dha fund vetëm disa muaj më vonë.

Ndërkohë që Liam është përfolur për një marrëdhënie të re, Miley i ka dhënë fund me Cody Simpson pas disa muajsh lidhje, por nuk ka përjashtuar mundësinë e rikthimit me të.

(Kosova Sot Online)