Loredana: Ja çka ndodhi kur shkova atë natë në vilë me Gjestin

  • A.P /
  • 03 June 2026 - 16:07
Loredana: Ja çka ndodhi kur shkova atë natë në vilë me Gjestin

Ish-banorja e “Big Brother VIP 4”, Loredana Brati, ka folur për jetën e saj pas reality show-t si dhe ka sqaruar disa thashetheme rreth një lidhje të mundshme mes saj dhe këngëtarit, Gjesti, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Loredana sqaron se Gjesti ka qenë një natë më përpara në një vilë, jo në të njëjtën ditë që ka qenë ajo.

 

Brati vijon duke thënë se ka pasur një keqkuptim me Gjestin, por kurrë nuk ka thënë se e ka ngacmuar. Ajo shton se nuk do të lidhej kurrë me ish-in e një shoqeje. Madje nëse do ia bënte një shoqe një gjë të tillë asaj, nuk do t’i fliste më kurrë.

Loredana e mbyll këtë duke thënë se ‘e ka xhan’ dhe e ka parë gjithmonë ‘si shok’.

Image

(Kosova Sot Online)