Oriola Marashi provokon me foto topless/ Po Eros ku ishte se ?!

  • G.G /
  • 18 August 2020 - 10:43
Oriola Marashi provokon me foto topless/ Po Eros ku ishte se ?!

Modelja e njohur Oriola Marashi së fundmi ndodhet me pushime në ishullin e  Ksamilit.

Ajo ka provokuar me disa foto shumë hot ku ka pozuar dhe topless.

Ndoshta të gjithë kanë menduar se fotot i’a ka bërë i dashuri i saj Eros Grezhda por ky i fundit ka treguar se nuk ndoshet me pushime me modelen.

Eros ka publikuar një foto ku shfaqet në shtëpi, duke parë një ndeshje futbolli.

Nuk e dimë se kush e shoqëron Oriolën me pushime, por dyshja ishin bashkë pak kohë më parë dhe këtë na e treguan edhe në postimet e tyre në Instagram.

Ata gjithashtu kaluan dhe bashkë karantinën në shtëpinë e Erosit në Kroaci, madje disa kohë më parë u përfol se futbollisti bëri që Oriola të heqë dorë nga ëndrra amerikane.

Po ashtu, thuhet se ata janë fejuar dhe këto thashetheme u përforcuan nga vetë modelja që postoi disa javë më parë disa foto në Instagram, ku binte në sy një unazë në gishtin e fejesës.

(Kosova Sot Online)