Skandali/ Pas shkarkimit të tre producentëve, prezantuesja me famë botërore kërkon sërish falje: Nuk jam e përsosur por …

  • G.G /
  • 20 August 2020 - 09:49
Skandali/ Pas shkarkimit të tre producentëve, prezantuesja me famë botërore kërkon sërish falje: Nuk jam e përsosur por …

Ellen DeGeneres i ka kërkuar sërish falje stafit të saj të martën pasi largoi nga puna tre producentë të emisionit të saj, të cilët akuzoheshin për keqtrajtim të punonjësve.

Në një videokonference me më shumë se 200 punonjës, DeGeneres raportohet se i tha stafit se nuk është e përsosur, sipas The People.

Gjithashtu pretendohet se moderatorja me famë botërore, u shpreh se do të përpiqet të ndryshojë.

“Po përpiqem të jem një person i mirë dhe të mësoj nga gabimet e mia,”- raportohet se tha 62-vjeçarja.

Ndërsa fituesja e Emmy shtoi: “Kam dëgjuar se disa njerëz mendonin se nuk isha e mirë me ta ose isha shumë e paduruar. I kërkoj falje kujtdo nëse i kam lënduar ndjenjat në në çfarëdo mënyre.”

(Kosova Sot Online)