Angelina Jolie kërkon drejtësi nga gjykatësi që po ndjek divorcin me Brad Pitt, pretendimet e aktores zbulojnë një anë tjetër të çështjes

  • G.G /
  • 21 August 2020 - 09:39
Angelina Jolie kërkon drejtësi nga gjykatësi që po ndjek divorcin me Brad Pitt, pretendimet e aktores zbulojnë një anë tjetër të çështjes

Angelina Jolie ka kërkuar së fundmi që gjykimi për ndarjen e saj nga Brad Pitt nga gjykata të jetë sa më i drejtë. Burime të afërta me aktoren kanë treguar për ‘Usweekly’ se Jolie pretendon se gjykatësi kryesor, John W. Ouderkirk ka marrëdhënie të vazhdueshme biznesi dhe profesionale me Pitt. Ouderkirk ka zyrtarizuar gjithashtu dasmën e çiftit në vitin 2014 në Francë.

Avokatja e Jolie, Samntha Bley DeJean bëri kërkesën ndaj gjykatës duke shkruar: “Gjithçka që klienti im po kërkon është një gjykim i drejtë i bazuar në fakte, pa asnjë favor të veçantë të shtrirë në asnjërën palë. E vetmja mënyrë se si palët ndërgjyqëse mund t’i besojnë procesit është që të gjithë të përfshirë të sigurojnë që ka transparencë dhe paanshmëri “.
Nuk dihet ende se çfarë problemesh kanë dalë mes dyshes gjatë kësaj periudhe megjithatë këto detaje pritet të zbulohen në javët në vazhdim nga vetë ata.

(Kosova Sot Online)