Për herë të parë në një bashkëpunim me reperin shqiptar, Melinda Ademi ndan këto foto nga xhirimet e klipit

  • G.G /
  • 21 August 2020 - 09:46
Për herë të parë në një bashkëpunim me reperin shqiptar, Melinda Ademi ndan këto foto nga xhirimet e klipit

Me anë të një fotoje në llogarinë e saj, reperja e njohur, Melinda Ademi ka zbuluar bashkëpunimin me reperin e njohur. Ajo ka ndarë një foto krah Gjikos, ku shfaqen të dy të kuruar deri në detaje në një prej skenave të xhirimeve të tyre.

Ademi e ka shoqëruar postimin me një emoji flake dhe kohe, duke treguar se projekti do të vijë shumë shpejt. Fansat janë surprizuar nga ky bashkëpunim dhe e kanë treguar këtë fakt edhe me komentet e tyre.

Kujtojmë se deri më tani Gjiko ka bashkëpunuar me këngëtare të ndryshme të estradës shqiptare si Dafina Zeqiri, Gjirën apo Nora Istrefin.
Ndërsa Melinda Ademi nuk ka sjellë asnjë projekt në bashkëpunim me reperët shqiptarë, duke u bërë ky me Gjikon i pari mes tyre.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

@gjikotheflyboy ë

A post shared by MELINDA (@melindaademi) on

(Kosova Sot Online)