Qejfi i lidhjes së re! Kendall Jenner kapet mat në plazh në momente intime me të dashurin e ri!

  • G.G /
  • 21 August 2020 - 10:20
Qejfi i lidhjes së re! Kendall Jenner kapet mat në plazh në momente intime me të dashurin e ri!

Kendall Jenner dhe Devin Booker janë zyrtarisht në një lidhje dhe pamjet e fundit nga plazhi në Malibu, kanë konfirmuar të gjitha dyshimet për një romancë mes tyre.

Modelja, 24 vjeç dhe basketbollisti, 23 vjeç, u përpoqën të kalonin pak momente intimite, duke u fshehur pas disa shkallëve për të ndarë puthje.

Por sigurisht që paparacët nuk i lanë rehat, dhe fotografuan të riun teksa qëndronte sipër Kendall, duke i dhuruar asaj disa puthje.

Modelja dukej perfekte me një palë bikini në ngjyrë rozë dhe një kapele, që supozohej t’i fshihte fytyrën. Ndërsa sportisti dukej mjaft energjik me trupin e tij plot muskuj.

Kendall dhe Devin u panë për herë të parë në prill dhe që atëherë kanë nxitur thashetheme. Muajin e kaluar ata dukej se po shkonin në një udhëtim në Sedona, Arizona së bashku.

Çifti shkëmbejnë edhe mesazhe flirtuese me njëri-tjetrin në rrjetet sociale, aty ku janë të gjithë dëshmitarë.

(Kosova Sot Online)