
“Amar me dy A të gdhendura te këmbët”, Olta Gixhari zbulon detajin e veçantë të vogëlushit të saj
Dy ditë më parë, Olta Gixhari u bë nënë me djalin e saj të vogël, Amar.
Aktorja tregoi mbrëmjen e kaluar domethënien e emrit dhe të gjithë detajet e tjera të lindjes që kishte pasur duke pohuar se ndihej mjaft e lumtur.
Ndërsa pak minuta më parë Olta ka ndarë një foto të këmbëve të vogëlushit ku dallohet shkronja ‘A’.
“Amar me dy A të gdhendura te këmbët”, ka shkruar aktorja duke vënë në dukje këtë detaj mjaft interesant.
Kujtojmë se dje Olta shpjegoi domethënien e emrit e cila vjen nga hebraikja që do të thotë i përjetshëm dhe nga arabishtja do të thotë hënë.
(Kosova Sot Online)