The Weeknd flet për herë të parë për ndarjen nga Selena Gomez dhe tregon arsyen se pse solli 5 këngë pasi lidhja me të mori fund

  • G.G /
  • 26 August 2020 - 09:42
The Weeknd flet për herë të parë për ndarjen nga Selena Gomez dhe tregon arsyen se pse solli 5 këngë pasi lidhja me të mori fund

Në vitin 2017 këngëtari i njohur, The Weeknd përjetoi për disa muaj lidhjen e dashurisë me këngëtaren Selena Gomez, me të cilën i dha fund më pas.

Fill pas këtij momenti, artisti publikoi dhe albumin e tij muzikor me 5 këngë. Në një intervistë për ‘Esquire’, këngëtari ka sqaruar pse ka sjellë aq pak këngë në atë periudhë.

“Arsyeja pse ishte aq e shkurtër, ishte sepse nuk kisha çfarë të thoja tjetër. Kështu është mënyra e të shprehurit në art, nuk kisha çfarë të shtoja më shumë”, ka pohuar The Weeknd gjatë intervistës.

Kujtojmë se Selena dhe The Weeknd u lidhën në muajin janar të vitit 2017, pas ndarjes së këtij të fundit nga modelja Bella Hadid. Lidhja e tyre zgjati deri në fundin e muajit tetor dhe pas këtij momenti Gomez u pa të kalonte sërish kohë me ish-të dashurin e saj, Justin Bieber.

(Kosova Sot Online)