Pasi Kanye West u rikthye në shtëpi, Kim Kardashian poston fotot hot nga Meksika e veshur me bikini

  • G.G /
  • 27 August 2020 - 10:10
Pasi Kanye West u rikthye në shtëpi, Kim Kardashian poston fotot hot nga Meksika e veshur me bikini

Kim Kardashian është nisur për në Meksikë për të xhiruar një fushatë bukurie, pasi partneri i saj, Kanye West, u kthye në shtëpinë e tyre në Los Anxhelos për të kaluar kohë me të dhe me fëmijët.

Sipas “Mirror”, Kanye vendosi të qëndronte në fermën e tyre në Wyoming, por nuk duroi dot më gjatë për shkak të mallit që ndjente për fëmijët e tij.

Ylli 39-vjeçar, Kim Kardashian shkoi në Cabo San Lucas, në Meksikë, për të xhiruar një fushatë mahnitëse e veshur me bikini rozë për markën e saj të bukurisë “KKW”.

Kim i kishte kapur flokët në formën e dy gërshetave dhe kishte vënë make up, për të reklamuar produktet kozmetike të markës së saj.

Ajo dukej mjaft tërheqëse teksa pozonte në një pishinë dhe format bombastike dilnin lehtësisht në pah.

Udhëtimi i Kim në Meksikë vjen pak ditë pasi Kanye u kthye në shtëpinë e tyre në Los Anxhelos, këtë fundjavë, për të qenë me familjen e tij pas qëndrimit në fermë për më shumë se një muaj.

Pavarësisht se Kim është përpjekur për ta shpëtuar martesën për hir të fëmijëve të tyre, Kanye është sjellë shumë keq duke bërë publike aspekte nga jeta e tyre private, për të cilat nuk duhet të kishte thënë asgjë.

Sipas tij, Kim kishte dashur të abortonte fëmijën e tyre të parë, vajzën North.

Reperi vendosi të kalonte kohë në fermë, pasi i kërkoi falje publikisht partneres së tij për çdo gjë që kishte thënë.

Pasi kaloi disa ditë me Kanye-n në fermë, Kim vendosi të rikthehej në shtëpi tek fëmijët e saj: North, shtatë veç, Saint, katër vjeç, Chicago, dy vjeç dhe Psalm 15-muajsh.

Kim dhe familja e saj gjithashtu, nuk e mbështesin reperin në fushatën e tij presidenciale.

(Kosova Sot Online)