
Lexoni edhe:
David dhe Victoria Beckham i dërgojnë mesazhn publik djalit
Romeo Beckham, djali i ish-futbollistit të njohur David Beckham dhe stilistes Victoria Beckham, do të bëjë debutimin e tij në aktrim me filmin "Forty Love", i cili pritet të dalë në kinema më vonë gjatë këtij viti, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
23-vjeçari po nis një kapitull të ri në karrierën e tij pas largimit nga futbolli në vitin 2024, kur ishte pjesë e ekipit B të Brentfordit.
David dhe Victoria Beckham i dërgojnë mesazhn publik djalit 
Lexoni edhe:
Filmi, i drejtuar nga Pierre-Ange Carlotti, zhvillohet në Rivierën Franceze dhe rrëfen historinë e Sacha Gallo, një talent i ri i tenisit që stërvitet nga i ati me synimin për të fituar një trofe të madh në Paris.
Megjithatë, rrugëtimi i tij merr një kthesë të papritur kur përballet me një rival të ri, të interpretuar nga Romeo Beckham. Personazhi i tij jo vetëm që sfidon aftësitë sportive të protagonistit, por edhe bindjet e tij për jetën dhe vetveten.
Sipas përshkrimit të filmit, protagonisti përballet për herë të parë me një kundërshtar krejt ndryshe: dashurinë, e cila shfaqet si një forcë sa emocionuese, aq edhe destabilizuese.
"Forty Love" përshkruhet si një histori romantike dhe e ndjeshme për rritjen personale, sportin e nivelit të lartë dhe emocionet që fshihen pas suksesit.
Në kastin e filmit bëjnë pjesë edhe Paul Kircher, Guillaume Canet, Catherine Deneuve dhe Benjamin Voisin, ndërsa kolonën zanore do ta realizojnë 070 Shake dhe Johan Lenox.

(Kosova Sot Online)