Noizy do të largohet nga Shqipëria, por i kërkon fansave mbështetjen për diçka

  • G.G /
  • 28 August 2020 - 10:30
Noizy do të largohet nga Shqipëria, por i kërkon fansave mbështetjen për diçka

Pas shumë hiteve të publikuara këtë verë, Noizy ka nxjerrë dje një tjetër këngë të titulluar “Expensive Touch” në bashkëpunim artistët ndërkombëtarë Dappy dhe Ay Em. Kjo këngë duket se është edhe një kapitull i ri për Noizyn, pasi reperi ka lajmëruar se do të rikthehet jë Mbretërinë e Bashkuar, aty ku nisi gjithçka.

Noizy kërkon sa më shumë mbështetje nga fansat në mënyrë që të depërtojë në playlistat britanike.

Ju dua ti beni sa me shume replay kesaj kenge pasi vetem nga ju mund të shkojm në Uk lists & Awards. Në Uk nisi gjithcka dhe atje dua ta mbyll. Por para se ta mbyll do e shkatrrojm vendin siç e Kena zakon. Fansat Ma të flakt në bote koha tu kallxojme sa eshte ora. Share and support the movement. OTR 4 Lyf”, shkruan ai në Instagram krahas këngës. Noizy e ka shprehur dhe më herët se pas suksesit në Shqipëri e Kosovë, tashmë kërkon suksesin ndërkombëtar.

(Kosova Sot Online)