Luana Vjollca frymëzon vajzat e reja, ja mesazhi i saj

  • G.G /
  • 28 August 2020 - 12:19
Luana Vjollca frymëzon vajzat e reja, ja mesazhi i saj

Luana Vjollca është një nga moderatoret më të njohura në vendin tonë.

Ajo shpesh bie në sy jo vetëm për bukurinë, por edhe për arritjet e saj, si në fushën e moderimit, ashtu edhe në muzikë.

Në një postim të fundit në llogarinë e saj në Instagram ajo ka treguar se është gjithashtu një mbështetëse e zjarrtë e çdo vajze që lufton, punon dhe ia del.

Sot, Luana ka postuar në Instagram një mesazh frymëzues për të gjitha vajzat e gratë.

“Nëse femrat bëhen bashkë dhe e mbështesin njëra-tjetrën, nuk ka gjë që mund t’i mposhtë, nuk ekziston asnjë gjë që nuk mund ta realizojmë! Bëhuni të forta e diljani vetë se mundeni.”, shkruan Luana, ndërsa poston një foto të vetën në makinë.

(Kosova Sot Online)