Mbidozë, vrasje mafioze dhe aksidente, 10 të famshmit që patën fund tragjik

  • E.K /
  • 01 September 2020 - 11:00
Mbidozë, vrasje mafioze dhe aksidente, 10 të famshmit që patën fund tragjik

Ata na sjellin gëzim dhe kjo është arsyeja pse kur ata vdesin ne e kemi kaq të vështirë ta pranojmë si fakt. Për disa njerëz të famshëm vdekja e tyre ka qenë në rrethana tragjike dhe të tmerrshme. Më poshtë do të njiheni me 10 të famshëm që patën një vdekje tragjike.

Ne priremi t’i ngremë të famshmit në piedestal. Kjo ndoshta për shkak të talentit të tyre, pamjes së mirë ose personalitetit që ata kanë. Ata na sjellin gëzim dhe kjo është arsyeja pse kur ata vdesin ne e kemi kaq të vështirë ta pranojmë si fakt. Për disa njerëz të famshëm vdekja e tyre ka qenë në rrethana tragjike dhe të tmerrshme.

Whitney Houston

Këngëtarja e famshme botërore, Whitney Houston vdiq më 11 shkurt 2012. Ajo u gjet në një vaskë të mbushur me ujë. Në banjë u gjet gjithashtu një sasi e madhe ilaçesh. Raporti fillestar aso kohe deklaroi se këngëtarja mund të ketë vdekur nga mbytja aksidentale.

Marilyn Monroe

Aktorja dhe modelja e famshme Marilyn Monroe, emri i vërtetë i së cilës është Norma Jean u gjet e vdekur e shtrirë me fytyrën përmbys mbi shtrat dhe me një telefon që mbante në dorë. Gjithashtu në dhomë u gjet edhe një shishe ilaçesh që ishte bosh. Ilaçi ishte për të trajtuar depresionin dhe hetuesit arritën në përfundimin se ajo mund të kishte bërë vetëvrasje. Gjithashtu teoritë e komplotit janë të shumta në lidhje me vdekjen e saj. Konkretisht flitet për një vrasje të mundshme urdhëruar nga Kennedy për të mbajtur të fshehtë lidhjen e tyre.

Robin Williams

Aktori fitues i çmimit të Akademisë dhe komediani i shkëlqyer Robin Williams vdiq në moshën 63-vjeçare. Ai u vetëvar në shtëpinë e tij në California. Më vonë u zbulua se Williams vuante nga sëmundja e Parkinsonit dhe depresioni i rëndë.

Kurt Cobain

Rokeri Kurt Cobain kreu vetëvrasje më 5 prill 19994. Ai ishte vetëm 27 vjeç në kohën kur mori një armë zjarri dhe qëlloi veten. Më parë ai kishte luftuar me varësinë nga droga dhe depresionin. Sipas ekspertizës pas vdekjes në trupin e tij u konstatuan nivele të larta të kokainës dhe heroinës.

Paul Walker

I njohur kryesisht për rolin e tij në “Fast and Furious”, Paul Walker vidq në një aksident automobilistik. Automjeti i tij ishte duke lëvizur me një shpejtësi shumë mbi normalen, kur është përplasur.

Virginia Woolf

Ajo konsiderohet si një nga autorët më me ndikim të shekullit 21. Në një krizë depresioni, ajo vuri disa gurë në xhepat e saj dhe u vetëbyt në lumin Ouse më 28 mars 1941. Trupi i saj u gjet tre javë më vonë.

Princeshe Diana

Më 31 gusht 1997 bota u trondit nga lajmi i vdekjes së Princeshë Dianës në moshën 36-vjeçare. Ajo vdiq në një aksident fatal me makinë. Pasi doli nga Hotel Ritz, makina me të cilën po udhëtonte me shpejtësi u rrëzua në urën Alma. Diana, i dashuri i saj Dodi Fayed dhe shoferi i saj Henri Paul vdiqën në këtë aksident.

Ernest Heminguei

Shkrimtari i njohur, Ernest Heminguei u zgjua mëngjesin e 2 korrikut 1961, shkoi në koleksionin e tij të armëve, mori njërën prej tyre dhe e vuri në ballë. Ai më pas tërhoqi këmbëzën duke u vetëvrarë. Më vonë u mësua se ai vuante nga depresioni

Natalia Wood

Në moshën 43-vjeçare, Natalie Wood ishte një aktore e listës A, ku shumë filma të saj u bënë hit. Ajo ishte duke filmuar filmin “Brainstorm” me Christopher Walken kur vdiq në mënyrë tragjike. Ajo, burri i saj dhe Walken ishin në një jaht kur u mbytën në mënyrë misterioze. Akush nuk e di sesi ajo ra nga jahti.

Selena

Selena ishte një artiste, fituese e çmimeve të njohura në skenën muzikore. Ndërsa ajo ishte gati të nxirrte një album anglez të quajtur “Dreaming of You”, me shpresën për të arritur në listat e pop-ve amerikane, ajo nuk jetoi as për të parë suksesin e saj. Selena vdiq më 31 mars 1995, kur presidenti i klubit të saj, Yolanda Saldivar e qëlloi.

(Kosova Sot Online)