Arbana Osmani zbulon një detaj nga emri që do i vendosë bebushit

  • G.G /
  • 02 September 2020 - 10:33
Arbana Osmani zbulon një detaj nga emri që do i vendosë bebushit

Arbana Osmani, një nga moderatoret më të dashura të ekranit dhe më të suksesshme, siç është bërë e ditur është në pritje të fëmijës së saj të dytë. Arbana po pret një djalë e gjinia u zbulua nga surpriza që stafi i “Dua të të bëj të lumtur” i bëri moderatores pak kohë më parë.

Arbana po i shijon këto muaj të shtatzënisë dhe nuk i ka kursyer fotot në rrjete sociale. Madje së fundmi ajo ka bërë një bashkëbisedim me fansat duke iu përgjigjur pyetjeve të tyre.

“E di që është herët për të zgjedhur! Por cilët janë emrat e tu të preferuar për bebin?”, e pyet një fans Arbanën, e cila me përgjigjen e saj ka zbuluar se vogëlushit do i vendosë emër shqiptar. Kujtojmë që edhe djalit të parë, Arbana i ka vendosur emër shqiptar, Jon.

(Kosova Sot Online)