“Sulltanesha Hyrrem” 5 muajshe shtatzënë, do bëhet nënë për herë të dytë. Enigmë babai i foshnjës

  • G.G /
  • 03 September 2020 - 11:22
“Sulltanesha Hyrrem” 5 muajshe shtatzënë, do bëhet nënë për herë të dytë. Enigmë babai i foshnjës

Aktorja e famshme turke, Meryem Uzerli do bëhet nënë për herë të dytë.

Ylli i kinematografisë turke, e njohur në Shqipëri për rolin e “Sulltanesha Hyrrem” në filmin “Sulltani i madhërishëm”, është 5 muajshe shtatzënë.

Aktorja zbuloi se është në pritje të një vajzë. Ndërsa ka edhe një vajzë tjetër 7-vjeçare, Lara me ish-partnerin, Can Ates.

“Foshnja jonë është 5 muajshe. Lara tani është 7 vjeçe dhe dëshironte në motër prej shumë kohësh. Ne po fillojmë të zgjerojmë familjen,”– tha Meryem Uzerli.

Ndërkohë nuk dihet kush është babai i fëmijës, pasi ajo e ka mbajtur të fshehtë të dashurin e saj.

(Kosova Sot Online)