Georgina Rodriguez shkëlqeu në Festivalin e Filmit në Venecia, por harroi të ia heqë tiketën kostumit të bardhë

  • E.K /
  • 05 September 2020 - 16:35
Georgina Rodriguez shkëlqeu në Festivalin e Filmit në Venecia, por harroi të ia heqë tiketën kostumit të bardhë

Një detaj mori gjithë vëmendjen në paraqitjen e Georginës në Festivalin e Filmit në Venecia.

Partnerja e mrekullueshme e superyllit të futbollit Cristiano Ronaldo, Georgina Rodriguez u shfaq në festivalin e filmit në Venecia, ku shkëlqeu me veshjen e saj.

Por, diçka nuk shkoi si duhet për shkak se bukuroshja në fjalë si duket harroi të ia heqë tiketën rrobave të saj dhe ky detaj u ra në sy paparacëve që ishin të pranishëm në atë ngjarje të rëndësishme.

Sidoqoftë ajo dukej si një zonjë e vërtetë në kostum të bardhë, të kombinuar me një palë këpucë me po të njëjtën ngjyrë. 

(Kosova Sot Online)