Miley Cyrus: Kam braktisur dietën vegane, truri im nuk po funksiononte më

  • G.G /
  • 08 September 2020 - 11:57
Miley Cyrus: Kam braktisur dietën vegane, truri im nuk po funksiononte më

Aktorja, këngëtarja e njohur Miley Cyrus ka folur së fundmi për dietën e saj vegane.

Gjatë rrëfimit Miley është shprehur se truri i saj nuk po funksiononte për shkak të kësaj diete.

‘Kam hequr dorë nga dieta vegane. Truri im nuk po vraponte më’ është shprehur Miley gjatë podkastit ‘"The Joe Rogan Experience", dietë të cilën aktorja e kishte ndjekur për 6 vite me rradhë.

Ylli i muzikës tha se ish burri i saj Liam Hemsworth gatoi vaktin e saj të parë jo vegan.

’Unë kam qenë vegan për një kohë të gjatë por më është dashur ta ndryshojë duke futur dhe ushqime me përmbatje të Omegës sepse truri im nuk po funksiononte si duhet. Ish burri im më gatoi disa peshk në zgarë dhe mbaj mend që kam qarë për një kohë të gjatë. Më dhemb vërtet të ha peshk’ është shprehur ajo.

‘Tani jam shumë më e zgjuar se më parë, në një moment mendova gjithashtu se isha kequshqyer. Mbaj mend që shkoja në Festivalin e Glastonbury një shfaqje që unë e doja por ndjeva sikur vrapoja bosh. " është shprehur Miley duke treguar se dieta e saj tashmë përmban dhe produkte shtazore.

Në lidhje me kritikat e mundshme që mund të zgjojë zgjedhja e saj, këngëtarja thotë se ajo është "përdorur", duke shtuar:

"Në çdo rast, si në fermën time në Nashville ashtu edhe në shtëpinë time në Calabasas kam 22 kafshë dhe bëj gjithçka që është e nevojshme për to. Por kur bëhet fjalë për trurin tim … ”.

View this post on Instagram

#MidnightSky is #1 on iTunes UK! ë

A post shared by Miley Cyrus (@mileycyrus) on

(Kosova Sot Online)