”Ta hëngsha piiiii dhe ti mu kaaa”, Soni Malaj i del në krah kolegut: Nuk ka bërë gabim, por duhet të kishte…

  • G.G /
  • 08 September 2020 - 12:39
”Ta hëngsha piiiii dhe ti mu kaaa”, Soni Malaj i del në krah kolegut: Nuk ka bërë gabim, por duhet të kishte…

Kënga “Madonna” e Mozzik është komentuar shumë dhe kritikuar gjithashtu. Këngëtarja Soni Malaj, ndryshe nga të tjerët nuk e kritikoi por u shpreh se e pëlqente.

Në emisionin ‘Abc e Pasdites’, Soni tha: “Nuk do të thosha që do t’i këndoja, por që më kanë pëlqyer janë Xhensila Myrtezaj me Ardianin, Dafina Zeqiri, dhe Mozzik me këngën “Madona”. Kjo më pëlqen shumë.

Këngëtarët e huaj i kanë këngët, por i kanë edhe në version të pastër. Në këtë rast ka një gabim teknik që këngë me fjalët e plota të dilte pas orës 9 të darkës. Nuk ka pse të skandalizohen kaq shumë pasi është vetëm çështje teknike, dhe duke qenë për një publik më adult duhet pasur kujdes çështja e transmetimit”.

(Kosova Sot Online)