Kemi kohë që e presim! Më në fund, Capital T jep super lajmin për “Skulpturën”!

  • G.G /
  • 09 September 2020 - 10:04
Kemi kohë që e presim! Më në fund, Capital T jep super lajmin për “Skulpturën”!

Disa muaj më parë të gjithë u gëzuam kur Capital T na lajmëroi se do publikojë albumin e tij të ri me një emër krejt të veçantë “Skulpturë”, dhe pritëm që të bënte namin këtë verë.

Mirëpo, ndryshe nga pritshmëritë tona, publikimi i plotë i tij me shumë mundësi mund të bëhet në stinën që sapo kemi hyrë.

Kujtojmë se albumi është i ndarë në dy pjesë dhe deri tani artisti ka publikuar vetëm pjesën e parë, e cila përbëhet nga 7 këngë: C’est la vie, DMP, Tu festu, Money, 600 PS, Flawless, Flex.

Teksa ne po prisnim pjesën e dytë, nuk kemi marrë asnjë reagim nga autori i hitit “Akull” gjatë këtyre javëve… deri sot kur 29-vjeçari ka thyer heshtjen.

Nëpërmjet një Instastory, Capital T ka treguar se nesër do ndajë me fansat listën e këngëve dhe datat e publikimit të tyre .

Pjesa e dytë e “Skulpturë” përbëhet nga 8 këngë, 4 prej të cilave bashkëpunime.

Sakaq, ai ka treguar se do sjellë edhe një bashkëpunim me një artist ndërkombëtar, konkretisht bëhet fjalë për reperin grek Mente, dhe kjo na erdhi surprizë.

Dy emrat e tjerë ai nuk i ka zbuluar, por ka treguar se do jenë me artistë meshkuj, ndonëse njëri prej tyre mesa kemi kuptuar është 2PO2.

Pasi e çeli verën me super bashkëpunimin me Ledrin, dy javë më parë Capital T solli “Braziliane”, një këngë ritmike dhe tipike verore që me siguri do na shoqërojë gjatë.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

1 Korrik • SKULPTUREë • PART 1

A post shared by Capital T (@truekapo) on

(Kosova Sot Online)